Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbështetje nga të gjitha subjektet politike që ta përkrahin në idenë e referendumit për bashkim kombëtar.
Haradinaj, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka vlerësuar se përveç Vetëvendosjes, për ta zgjidhur problemin e vendit përmes alternativës së tij, i nevojitet mbështetja edhe e partive të tjera.
” Unë iu kam bërë thirrje partive politike ta përkrahin opsionin që, në rast se, bashkësia ndërkombëtare nuk mundet me e hjekë bllokadën, atëherë të na përkrahin referendumin”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai tutje ka thënë edhe se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me Vetëvendosjen, pasi u pyet nga panelisti Parim Olluri se pse po qëndron kaq i heshtur karshi subjektit politik.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...