Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend

13:02 | 2 Prill 2026
A Z

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka reaguar ashpër fjalimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Haradinaj deklaroi se Kurti doli të mashtrojë sërish.

“Dua ta demaskojë këtë mashtrim në mënyrën më të keqe të mundshme”, theksoi ai.

“Kolegu që foli para meje që sa vite është në pushtet. Mban përgjegjësi për çmimet, mban përgjegjësi për vjedhjet që po na ndodhin në energji, për faturat që po na vijnë. Ky dhe qeveria e tij mbani përgjegjesi dhe nuk mund të ikni kësaj në asnjë variant. As nuk mund të fsheheni pas kësaj Ligji tavan, as kurrgjë”, shtoi kreu i AAK-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale