Është bërë hapja solemne e fabrikës më moderne e xhamit në Kosovë. Gjiganti M-Technologie pjesë e Mabetex Group, ka bërë investimin e radhës në Kosovë, në industrinë e xhamit, shkruan arbresh.info.
Hapjen e kësaj fabrike e ka bërë zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka uruar familjen Pacolli për hapjen e kësaj fabrike të cilën e cilësoi si një vepër madhestorë në Kosovë ku përmes saj do të furnizohen shumë kompani në botë.
“Sot po e shohim një dimension ndryshe të vendit tonë një investim në prodhim. Sot jemi dëshmitar të një vepre të madhe në Kosovë një teknologji për dyer dhe dritare të qelqit. Është projekt i rëndësishëm dhe e vetme në rajon dhe teknologjia e fundit. Prej këtu do të furnizohen më produktet Made in Kosova plot kompani në botë. Dhe kjo është një vepër e madhe për Kosovën. Urime familjes Pacolli”, ka thënë kryeministri para të pranishmëve.

Rreth 10 milionë euro janë investuar në fabrikën e re që do të hapet më 06 Shtator 2018, në Lebanë, Prishtinë.
Fabrika e re do të bëjë përpunimin e të gjitha llojeve të xhamit, me teknologjinë e fundit, e cila përveç mbulimit të nevojave të tregut vendor, do të zgjerohet edhe në tregjet evropiane./Arbresh.info/

Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...