Kryeministri Haradinaj përmes një konferencë për media ka kërkuar nga administrata e Gjykatave dhe Prokurorive, të cilët së fundi kanë hyrë në grevë, që t’i kthehen punës pasi sipas tij do t’i “ndihmonte” rritjes së pagave.
“Ma shumë i ndihmojnë rritjes e pagës nëse shkojnë e i majnë ato seacna e i kryjnë punët, i kisha lut që të shkojnë e t`i kryjenë punët e veta, mos t’i pengojnë gjyqësorit, por t`i ndihmojnë, e ajo sjellë rritjen e pagave”, tha tutje Haradinaj.
Haradinaj tha që shumë shpejtë do të miratohet ligji për pagat, që sipas tij e sqaron situatën.
“Unë e kuptoj administratën e Gjyqësorit që kërkojnë paga më të larta dhe të gjithë kanë të drejtë që kërkojnë. Gjykatësi është gjykatës, administrata është administratë, duhet me kuptu që ka diferencim me administratë, ndryshe e kishim caktu veç një kuotë. Tani është në diskutim Ligji, shpejt do të vendoset. Unë s’do ta lë Kosovën pa ligj, një pjesë e kemi na e një pjesë Kuvendi, e pastaj vendos ligji”, ka thënë Haradinaj.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...