Nesër do të shënohet një vjetori i miratimit të ri “ligjeve për ushtrinë”: për Forcën e Sigurisë, për Shërbimin në FSK dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes.
Me këtë rast kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan arbresh.info.
Ai gjatë një fjalimi para pjesëtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës tha se me miratimin e tri ligjeve për ushtrinë ka filluar epokë e re për Kosovën.
“Me miratimin e këtyre sy ligjeve ka filluar një epokë e re e mandatit të Ushtrisë tonë, epokë e re e e vendit dhe sovranit i cili në bazë të kushtetutës ka vendo të i jap vetës kompetenca mbrojtës. Çështja e mbrojtjes është çështje që e ndajmë se bashku edhe me misionet e jashtme se NATO, e cila ka edhe pjesëtarë të vendeve aleate dhe ato që nuk e ka njohur Kosovën si shtet”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar se FSK po punon në planin e saj 10 vjeçar.
“Ndërtimi i ligjeve për mandatin e Ushtrisë së Kosovës dhe dhënia e mandatit për mbrojtje të vetvetes e ka vendos një barë të madhe mbi ju sepse plani 10 vjeçar i paraparë për ndërtimin e kapacitete na obligon së bashku të gjithë neve. Sot pas një vit mund të u premtojmë qytetarëve dhe partnerëve që po shkojmë në hapat e parapara dhe sigurt po ecim”, ka shtuar ai.
E Haradinaj nuk ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Ballkan por ka thënë se Kosova nuk e dëshiron atë.
“Ne jetojmë në Ballkan dhe këtu kurrë nuk përjashtohet lufta, jo pse ne e dojmë këtë apo e nxisim por dështojmë që të punojmë dhe të jemi të zotë të mbrohemi e kurrë të mos vij deri të lufta. E synojmë rreshtimin në ushtritë e paqes që i prin Amerika”, ka shtuar ai.
Ai ka falënderuar për punën e bërë edhe komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama./arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun