Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet javën e ardhshme. Kështu së paku shkruan KlanKosova duke u thirrur në burime të veta.
Gjithashtu ky medium shkruan se gjatë takimit të sotëm të kandidatit për Kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj me Presidentin Hashim Thaçi, Haradinaj e ka siguruar kreun e shtetit se i ka votat e nevojshme për krijimin e institucioneve të reja.
Haradinaj në një prononcim për media ka theksuar se në takimin e sotëm nuk ka pasur dakordim për datën e saktë të thirrjes së seancës konstituive të legjislaturës së re.
E Presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar fare.
Po sipas KlanKosova, në takimin që u zhvillua pasditen e sotme në një nga restorantet e kryeqytetit ishin të pranishëm edhe nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, si dhe ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...