Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, sonte do të mbajnë tubim elektoral në Gjakovë.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë tubim për siç thotë ai, një Kosovë fituese.
“Dje në Prishtinë na keni dhënë forcë e besim për me ecë përpara për Kosovën Fituese. Dje ishte një ditë e madhe. Keni ardh me mijëra në Prishtinë “1 Tetori”, ma keni bërë zemrën mal. Faleminderit të gjithëve që na keni nderue, dhe që na keni dhënë forcë dhe besim me ecë përpara për Kosovën Fituese. Po ju thërras sot, ejani të gjithë në Gjakovë, në 17:30, në palestrën sportive “Shani Nushi”. Deri më 9 shkurt, bashkë për Kosovën Fituese. 137”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...
Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin...
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...