Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj ka treguar se i dërguar një letër kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri, kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe krerëve të Listës Serbe me qëllim që deri sot një javë të mbahet seanca konstituive dhe pas saj të mbahet seanca për formimin e Qeverisë.
Haradinaj pret që nga sot deri të hënën tjetër të përfundojnë punët në mënyrë që t’i ipet Kosovës Qeverinë në afat rekord.
“Për nesër kam propozuar takim me Visar Ymerin dhe Isa Mustafën.
Kam propozuar që takimi të mbahet në zyrat e Kuvendit. Nuk do të ndalemi me fol me çdo deputet të zgjedhur të Kuvendit. U siguroj që Qeverinë do ta kemi në afat rekord. Si i nominuar përparësi i jap një koalicioni sa më të gjerë”, tha Haradinaj.
Sa i përket takimit me ambasadorin amerikan Greg Delawie që u mbajt para mbledhjes së Kryesisë Haradinaj tha se kanë konsulta të rregullta për të biseduar për temat që janë në interes të vendit./Indeksonline/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?