Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se kancelarit austriak i kishte thënë se nuk do të ndodh asnjë shkëmbim territori në këmbim të marrëveshjes me Serbinë.
“Sa i përket këtyre nocioneve korrigjim, shkëmbim janë vetëm mbulesë që t’i falet një pjesë e territorit Serbisë. Mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë, këtë ia kam shpjeguar edhe kancelarit sot me respektin ma të madh. Ne duam një marrëveshje paqësore me Serbinë por nuk do të ketë shkëmbim sepse kjo ngjallë tragjedi të mëdha”, ka thënë ai.
Sipas tij ideja për ndarje të Ksoovës ka vdekur.
“Një gjë e tillë nuk do të ndodhë asnjëherë. Ne jemi për dialoh por jo për shkëmbim e ndarje”, shtoi ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/344852316264325/
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...