Video incizimet ku lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tërheq për dore partnerin e koalicionit, Fatmir Limaj në mbylljen e fushatës së koalicionit ishte veçse ngatërresë protokolli.
Haradinaj shpjegoi në Rubikon të KTV-së se dalja në skenë ishte spontane dhe për këtë arsye nuk hoqi dorë derisa Limaj u ngrit në këmbë.
“Gjithë kohën ka qenë shumë pro, porse situatën e ka pasur ndryshe. Edhe zonën elektorale e ka më ndryshe. Mirëpo ka qenë gjithë kohën korrekt në bashkëpunim dhe komunikim. Nuk e dija që ka qenë në skenar kjo dalja një nga një. Ai më thoshte shko se vi kur të më thirret emri por i thashë hajde se nuk shkoj pa ty, më tha kisha ardhë po kur më thirret emri”, ka thënë Haradinaj.
Natën kur koalicioni festoi rezultatet, Limaj ndodhej në Malishevë.
“Ishte në Malishevë atë natë, e ka bazën elektorale. Bisedojmë çdo ditë, jemi çdo ditë në takime pune”, ka thënë ai.
Haradinaj mënjanon çdo mundësi për një përplasje mes Limajt e Veselit. Përkundrazi, thotë ai, kanë marrëdhënie shumë të mira pune.
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...