Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj ka folur për raportet në koalicionin qeverisës. Thotë se vërejtjet e partisë së Ramush Haradinajt janë publike dhe se LDK duhet të reflektojë.
“Sa i përket qeverisjes nuk kemi ndonjë problem”, thotë Haradinaj.
“Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme në vendimmarrje por natyrisht se përderisa jemi pjesë e koalicionit do të thotë se nuk kemi probleme serioze. Natyrisht i kemi vërejtjet tona, vërejtjet tona janë publike por absolut këto nuk duhet me u pa që janë goditje për qeverinë, përkundrazi janë ndoshta edhe mesazh për me reflektu që vendimet me u marrë me një unitet të përbashkët sepse jemi partnerë bashkëqeverisjes. Në rast se vendimet nuk merren në partneritetit atëherë ti me automatizëm je i larguar…”, tha Haradinaj në Kanal10.
“Ne i kemi pasur qëndrimet shumë të qarta dhe kritikat kanë qenë për shuarjen e Task-Forcës. Por për shembull ju e dini qeverinë amerikane që reagoi’, shtoi ai.
Haradinaj thotë se shuarja e Task Forcës kundër korrupsionit nuk duhej të shuhej por të reformohej.
“Kemi pasur vërejtje në Taskë-Forcë por ajo ka mund të reformohet”, theksoi Haradinaj.
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...