Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është nderuar sot me medaljen e partneritetit të shtetit amerikan Ajova me Kosovën.
Ai ka thënë se ka kaluar një natë të veçantë me miq nga Garda Kombëtare e Ajovas dhe nga Universitetet e Ajovas.
Haradinaj ka vlerësuar lart ndihmën e Ajovës për Kosovën në shumë vite nëpërmjet profesionalizmit dhe mbështetjes për FSK’në.
Ai ka thënë se Kosova ka nevojë ta thellojë bashkëpunimin me Ajovën, sidomos në ekonomi dhe bujqësi.
“Me miqte e Kosoves nga shteti Iowa i SHBA-se, nje shtet partner i rendesishem per vendin tone. U nderova me medaljen e partneritetit te shtetit Iowa me Kosoven nga sekretari i shtetit per bujqesine, Bill Northey. Nje nate e vecante me miq nga Garda Kombetare e Iowas, nga Universitetet e Iowas, shtetit qe ka ndihmuar Kosoven ne shume vite permes profesionalizimit dhe mbeshtetjes per FSK-ne nga Garda Kombetare e Iowas”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“E ritheksova perkushtimin per miqesine e perjetshme me SHBA-ne dhe nevojen e thellimit te bashkepunimit tone ne fushen e ekonomise e vecanerisht ne bujqesi. Iowa eshte shembulli me i mire i zhvillimit dhe ne duam ta ndjekim kete shembull te suksesit”, është shprehur Haradinaj.
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...