Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka folur për lajmet për tërheqjet e njohjeve të shtetësisë së Kosovës nga disa vende të botës, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se Serbia me aleatët e vet po punon në mënyrë intensive për të lobuar kundër Kosovës, por, sipas tij edhe Kosova i ka aleatët e vet që po ndalon këtë dhe po mban kontakte të vazhdueshme me vendet qe e kanë njohur Kosovën.
“Ka qenë një projekt i lodhjes dhe i dorëzimit që pastaj suksesi i Kosovës me ardh vetëm me aminin e Serbisë. Fatmirësisht ajo kohë ka shku, i kemi disa pasoja. Me tutje dëme tjera Kosovës s’mundet e i ba askush, as Serbia”.
“Janë dy punë, Serbia me aleatet e vet punon intensivisht, targeton disa vende që s’janë të lidhura me Ballakanin. Por, janë edhe aleatët tanë që kanë vazhdu me mbajt raportet këto vende”.
“Në planin e brendshëm e kemi sprapsu Serbinë dhe çdo aspet të tillë të Kosovës ne planoni e jashtëm jemi duke vazhdu”, tha Haradinaj në një konferencë për media.
Zëvendëskryeministri në largim Enver Hoxhaj kishte deklaruar dje se ka informacione se janë 10 vende që do të tërheqin njohjen e Kosovës./Arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...
Parashikimi i motit për sot
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...