Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për shërbimin e tij në ushtrinë e ish-Jugosllavisë.
Ramush Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se si ushtar ka qëndruar në qytetin e Pirotit, në juglindje të Serbisë.
“Ushtar kam shkuar në Pirot. Si kam mbërritur, më kanë thirrur në bisedë informative”, ka treguar ai.
Arsyeja, ka thënë Haradinaj, ishte se ai vinte nga një familje e njohur, që kishte shumë njerëz nëpër burgje.
“Më thanë: ‘A po e sheh këtë lëndën këtu?’ Këtu shkruan gjithçka për familjen tënde. Kurrë s’keni qenë me Jugosllavinë, me vëllazërim-bashkimin. Jeni e keqja’”, ka treguar ai.
Kryeministri i vendit ka thënë t’i jenë paraqitur “dy mundësi” nga eprorët. “A po do të shërbesh me nder, e të kthehesh në shtëpi. Apo po do ne të tregojmë se çfarë të gjen?”, ka kujtuar Haradinaj t’i kenë thënë.
Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se atje është munduar të bëhet “ushtar sa më i mirë”.
Ka treguar se në detyrat ushtarake kishte notat e mira.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...