Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar Amerikën për gjysmë milion doza të vaksinës Pfizer, të cilat arrijnë sot në Kosovë.
“Edhe gjysmë milionë doza të vaksinës nga Shtetet e Bashkuara, donacion për vendin tonë. Faleminderit Amerikë”, ka shkruar Haradinaj në rrjete sociale.
Për 515 mijë e 970 vaksina Pfizer të siguruara nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, do të mbahet ceremonia në IKShPK, ku marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi./arbresh.info/
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...
Të shtëna me armë në një shkollë në Meksikë, 15-vjeçari vret...
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë