Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në takimin me banorët e Bashkësisë Lokale Zahaq të Pejës, premtoi anëtarësimin direkt në NATO dhe trefishimin e buxhetit për bujqësi.
Haradinaj u zotua për transformim rrënjësor përmes investimeve të mëdha në sektorin bujqësor dhe atë turistik.
“Qeveria aktuale e ka katandisur vendin, duke dëmtuar ekonominë dhe goditur bizneset. Papunësia po rritet, rinia po largohet, ndërsa fermerët po përballen me vështirësi të padurueshme,” deklaroi ish-kryeministri, duke prezantuar alternativën e tij për qeverisje. Sipas tij, anëtarësimi në NATO do të hapë dyert për investime të konsiderueshme në rajonin e Pejës.
I shoqëruar nga deputeti Dr. Shemsedin Dreshaj dhe kryetari i degës së Pejës Dr. Ali Berisha, lideri i AAK-së premtoi mbështetje reale financiare për çdo familje, trajtim të dinjitetshëm për veteranët e luftës dhe përmirësim të gjendjes së pensionistëve. “Alternativa jonë është qeverisja e mirë – Kosova ku fitojnë të gjithë,” përfundoi Haradinaj në bashkësinë lokale që njihet për sakrificat e mëdha gjatë luftës çlirimtare.
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...