Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti e ka kujtuar atë.
Haradinaj vlerësoi lart etikën politike të Hotit, duke thënë se duhet të jetë shembull për elitat udhëheqëse të shqiptarëve kudo, transmeton portali arbresh.info.
Tutje ish kryeministri deklaroi se ata që privuan nga liria, duke aluduar në Serbinë popullin me dekada të tëra nuk kanë mund të burgosin idetë e tij.
Shkrimi i plotë i Ramush Haradinajt
Ukshin Hoti, ideologu që formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundshekullit njëzet dhe diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritje, ka zënë vend përgjithmonë në historinë e kombit tonë. Etika politike që promovoi ai, duhet të jetë shembull për elitat udhëheqëse të shqiptarëve gjithandej.
Njëzetenjë vjet më parë, ky njeri i madh, u shndërru përpos në legjendë edhe në enigmë. Ne ende nuk kemi përgjigje për fatin e tij. Ata që privuan nga liria një popull të tërë me dekada, nuk kanë mundur të burgosin idetë e tij. Ato mbeten të gjalla përjetë./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...