Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardainaj ka komentuar mbi zhvillimet e djeshme në dialogun Kosovë-Serbi, i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje.
Haradinaj ka thënë se SHBA-ja edhe një herë i dha shtytje procesit të dialogut të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi.
Ish-kryeministri ka thënë se tani është momenti i duhur që BE-ja ta dorëzojë timonin tek presidenti amerikan Biden, në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale me njohje reciproke.
Zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema.
Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi.
Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”, ka shkruar Haradinaj. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër