Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se korriku i vitit 1998 shënon një nga faqet më të lavdishme të historisë së re, Epopenë e Rahovecit.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në ato ditë kur armiku intensifikonte terrorin ndaj popullit kosovar, bijtë dhe bijat më të mirë të Rahovecit u ngritën kundër pushtuesit, duke dërguar një mesazh të qartë, se shqiptarët janë të vendosur të jetojnë të lirë në trojet e tyre.
“Heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre: Avdullah Bugari, Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi”.
“Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Rahovecit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën