Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka kujtuar policin e ndjerë Enver Zymberi në shtatë vjetorin e rënies heroike të tij.
Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Enveri është ndër dëshmorët e parë të Republikës, përcjell arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Shtatë vjet më parë ra në krye të detyrës pjesëtari i Policisë së Kosovës Enver Zymberi, për t’u shndërruar në dëshminë më të fuqishme për ndjenjën reale të atdhedashurisë.
Shërbimi deri në sakrificë sublime, në mbrojtje të Kosovës së pavarur, të rendit të saj kushtetues dhe simbolik, është udhërrëfyesi më i mirë për brezat, se si duhet përgjigjur thirrjes për t’i mbrojtur me besnikëri vlerat e atdheut.
Enveri është ndër dëshmorët e parë të Republikës, që mbijetesën e saj e vë para çdo interesi tjetër. Rënia e tij dëshmon se themelet e kësaj Republike në tërësinë e saj janë të forta dhe si të tilla ato nuk mund të zhbëhën./Arbresh.info
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri