Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar sot drejtorin e ri të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka uruar drejtorin për detyrën e re, duke i dhënë mbështetje të plotë për zbatimin e rendit dhe ligjit.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Kam emëruar Rashit Qalaj, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, konform edhe me rangimin sipas Memorandumit të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar për rekrutimin e bartësve të pozitave të larta shtetërore.
Drejtorit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë.
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...