Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit ka thënë sot se Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se ka përgëzuar familjet e dëshmorëve për ‘Portën e Lirisë’, ku përjetësohen emrat e hasjanëve të rënë në frontet e lirisë, e që me mundin e gjakun e tyre shembën përgjithmonë kufirin që e ndau padrejtësisht Hasin e shqiptarët për dekada, përcjell Arbresh.info.
Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj. Në Has ne gjetëm strehë e votër, por gjetëm edhe shumë bashkëluftëtarë të zotë.
Në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit, i përgëzova për ‘Portën e Lirisë’, ku përjetësohen emrat e hasjanëve të rënë në frontet e lirisë, e që me mundin e gjakun e tyre shembën përgjithmonë kufirin që e ndau padrejtësisht Hasin e shqiptarët për dekada.
I sigurova familjet e të rënëve, bashkëluftëtarët, qytetarët e Hasit e veçanërisht gjeneratën e re, se angazhimi ynë për Kosovën e sigurtë, anëtare të NATO-s, nuk do të ndalet asnjëherë.
Ecja përpara e Kosovës, përparimi ekonomik e zhvillimi i saj, do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët me ne në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...