Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është në vizitë zyrtare në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe homologu i tij maqedonas kanë mbajtur një konferencë për media, raporton arbresh.info
Të dy kryeministrat folën edhe për rastin Kumanova.
Zoran Zaev tha se kjo është çështje e ndjeshme. Kjo është çështje që qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën.
“Nuk duam që kjo çështje të mbetet peng më mes vendeve tona. Jemi dakorduar që të ketë hetim ndërkombëtar ose çkado tjetër në mënyrë që qytetarëve tu tregohet e vërteta”, ka thënë ai.
Dhjetëra shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm për rastin që ka ndodhur më 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë./Arbresh.info/
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstitu...
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit ...
Dallaveret me vota – Prokuroria nis hetimin në Drenas
Shqipëria dhe Izraeli, partneritet strategjik në mbrojtje dh...
Mjekët e rrahur në QKUK ‘përfundojnë’ në Polici, Prokurori u...
Kantoni i Valaisit ndan 10 milionë franga për viktimat e Cra...