Në hollin e Kuvendit të Kosovës kanë nisur homazhet për rivarrimin e eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit.
Pos familjarëve, në ceremoni po marrin pjesë edhe krerët e shtetit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe disa personalitete tjera kanë bërë homazhe si dhe janë nënshkruar edhe në librin e zisë të vendosur në holl.
Ndërkaq, pas homazheve, për Krasniqin dhe Jakupin do të mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar nga ora 12:30.
Kurse, ceremonia e rivarrimit do të nis nga ora 14:00 në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet.

Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...