Më i emocionuar se zakonisht, është shfaqur kryeministri Ramush Haradinaj, kur ka folur për numrin e kontestuar të veteranëve, sidomos për Zonën e Dukagjinit ku ka komanduar.
Në një intervistë në Interaktiv, kryeministri Haradinaj e ka sulmuar në mënyrë të paprecedentë prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj.
E ka quajtur hajn dhe pishpirik, që nuk mund të vlerësojë numrin e veteranëve, meqë ka ikur në Bllacë e Stankovec.
Ai nuk e ka pranuar se deklaratat e tij janë presion publik për këdo që mund të merret me këtë lëndë në të ardhmen, por ka bërë thirrje që të vërtetohet nëse ka pasur mashtrime.
Ndërkohë, sa i përket idesë së Presidentit Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovën, ai ka thënë se kjo është e pamundur të ndodhë.
Sipas shefit të Qeverisë, kushdo që në emër të Kosovës flet për territorin e saj në Bruksel, bën tradhti kombëtare, e ndryshimi i kufijve do të thotë luftë e re.
Haradinaj ka folur edhe për draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, orarin e liberalizimit dhe procedimin e Ligjit për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura.
Intervista e plotë transmetohet sonte prej orës 23:20.
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar