Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth spekulimeve publike për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë se është në formë të mirë fizike dhe se nuk ka asnjë problem që do ta pengonte në angazhimet politike apo personale.
Në Debat Plus, Haradinaj ka theksuar se mund ta kalojë pa problem edhe testin e rekrutimit për marinsat amerikanë.
Pretendimet me gjendjen shëndetësore të Haradinajt lidhen me vendimin e tij të mëhershëm për të mos kandiduar më për kryetar të AAK-së.
“Unë e kaloj testin e rekrutit. Sot mundem me hy në marinsave amerikan, e kaloj testin e rekrutëve. Me shëndet jam shumë mirë. Jam prej atyre që ka një disiplinë të jashtëzakonshme, jetoj si ushtar. Çdo ditë e filloj me një orë sport”, ka thënë Haradinaj.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...