Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar zgjedhjen e avokatit të popullit, Naim Qelajn.
Haradinaj ka lavdëruar Qelajn që sipas tij ai është njeri fisnik, intelektual dhe profesionist i shkëlqyer.
Sipas të parit të AAK-së, me zgjedhjen e tij në këtë pozitë ka fituar Kosova, shkruan Arbresh.info.
Ky është urimi i plotë:
Dje Kuvendi i Kosovës zgjodhi në detyrën e Avokatit të Popullit z. Naim Qelaj.
Naimin e njoh si njeri fisnik, familjar i mirë, intelektual dhe profesionist i shkëlqyer.
Me zgjedhjen e tij në këtë detyrë shumë të rëndësishme, ka fituar Kosova.
Naimit i dëshiroj suksese në përgjegjësitë e reja!
RH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...