Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se Republika e Kosovës është ndërtuar mbi parimet universale të të Drejtave të Njeriut.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, me siguri të plotë mund të them se Republika e Kosovës është ndërtuar mbi parimet universale të të Drejtave të Njeriut dhe e kemi përgjegjësi që të ndërtojmë shtetin tonë mbi vlerat më sublime të tolerancës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Tutje kryeministri në largim ka thënë që ende ka shumë punë për të bërë në implementimin e të drejtave të njeriut.
“Kemi ende punë për të bërë në zgjidhjen e problemeve ditore në implementim të të drejtave të njeriut, por Kosova është shtet që përmirësohet në vazhdimësi, e çdo përmirësim duhet të ndërtohet mbi bazën e të drejtave universale”, ka thënë ai.10 dhjetori është shpallur Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.
Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua më 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë