Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se është ankuar në Strasburg, pasi tha se mendon se i janë shkelur të drejtat njerëzore në Gjykatën Speciale në Hagë.
Haradinaj tha se është ankuar në Strasburg pasi është dënuar pa argumentim dhe që Gjykata Speciale s’i ka pranuar provat materiale,
“E drejta njerëzore, prandaj avokati im është ankuar edhe në Strasburg, pasi e kam shfrytëzuar të drejtën që jam edhe shtetas suedez. Lënda ime ka shkuar në Strasburg, sepse kam të drejt dhe e falënderoj Toby Cadman që ma ka bërë këtë falas, pasi sa për financa që i kanë ndalur këta, unë s’do të mund as të mbrohesha”, tha Haradinaj në “Info Magazine”.
Ai tutje tha se në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg janë ankuar edhe për faktin se askush nga Specialja nuk është dënuar për rrjedhjen e dosjeve që patën shkuar në zyrat e OVL-së së UÇK-së.
Vengu nga Munihu: Ushtria e Kosovës, e gatshme të marrë përg...
Mjeku zbulon fjalët rrëqethëse që pacientët i dëgjojnë në mo...
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...