Me rastin e 75 vjetorit të lindjes të ish-presidentit Ibrahim Rugova, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te busti i tij në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.
Para mediave Haradinaj tha se kujton më nderim figure e Presidentit.
“Sot bëmë nderime para bustit të Ish-presidentit më rastin e ditëlindjes së tij. Do e kujtojmë përherë figurën e tij”.
Haradinaj gjithashtu përçoi mesazh për Vetëvendosjen pas tërmetit në Shqipëri.
” Ne si Qeveri para orës 08:00 , kemi marr iniciativa për t’i dal në ndihmë shtetit shqipëtar. Por e dimë që Vetëvendosja ka ambicie të kandidoj në zgjedhjet në Shqipëri por mos të luj me njerëzit. Po i mbushin autobusët e po i sjellin këtë, po i lënë rrugëve, ne ju kemi bërë zgjidhje por jo duke i mbushur autobusët”./arbresh.info/

Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë