Kryeministri në dorëheqje, Ramush Hardinaj, i ka dërguar mesazhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit, në luftën që ai po thotë se i ka shpallur korrupsionit, tash kur vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa, ka kritikuar Vetëvendosjen që tha se kanë gjuajtur me gurë gjyktatat. Ai nuk e la pa folur edhe për kreun e LDK-së, Isa Mustafën.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ai do të luftojë korrupsionin e këtë do ta fiton së bashku 100 për qind.
Ai tutje, ka shkruar se korrupsioni nuk luftohet nga ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë.
“Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim”, tha ai.
Haradinaj ka thënë se në këtë luftë duhet të jemi të sinqetë 100 për qind.
“100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme.Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten”, ka thënë ai./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1306582442799500
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...