Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka organizuar takim me dhjetëra studentë të Komunës së Rahovecit të cilët studiojnë në Prishtinë, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend si dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë studentë. Prezent në këtë takim ishte edhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Sipas njoftimit të AAK-së në Facebook, studentët kanë shprehur shqetësimet e tyre për zhvillimet në vend, me theks të posaçëm, mungesën e perspektivës për rininë studentore, e cila pothuajse është e pashpresë për të ardhmen e saj.
Ndërsa, kryetari Haradinaj, u ka shpalosur atyre vizionin e tij dhe të Partisë që drejton, për një zhvillim të hovshëm ekonomik të vendit, që do të ishte rrugëzgjidhje edhe për mungesën e të ardhmes për rininë e vendit.
Po ashtu, njofton AAK, ai ka folur për një fond që do ta krijonte Kosova, dhe që do të bazohej në pasuritë dhe resurset natyrore që i ka vendi.
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...