Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se në takimin e Samitit të Berlinit është qartësuar se nuk do të diskutohet për taksën sepse sipas tij dialogu do të vazhdoj, shkruan arbresh.info.
Haradinaj ka thënë se takimi që do të mbahet në Paris është me rëndësishëm sepse do të diskutohet për dialog.
“Takimi i Parisit që do të mbahet është ngjarje bilaterale Kosovë-Serbi. Kosova duhet tani të plotësojë formatin e vet, sepse tani bëhet fjalë për dialog, e aty duhet të jenë edhe kryesuesit e delegacionit shtetëror. Përveç krerëve institucional, do të ishte mirë të vijnë edhe opozita. Është qartësuar që s’ka nevojë të diskutohet për taksën sepse dialogu po vazhdon. Nuk shkojmë më për të biseduar për kufij. Ne kemi dhënë konfirmim për takimin e Parisit, kam kërkuar që nga pala e Kosovës të paraqiten edhe kolegë të tjerë. Macron e ka pranuar këtë”, tha Haradinaj./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/655703021553229/?__xts__[0]=68.ARBAfdL2hFH8pomdbGgjhobwdaFJg3xC2qHTW3Sc-Cr06iBV2ypmu9Dz69X2ec4DbC03h5vApXtLMWe0hoX7JPvuDIgJkDA6-jfVniS9C5p9gt3cxo8Igg_V-ksyDzHyzQ508upOaqmYK9p_T-5MeAflxjBiaYp9I9ELhv59CVG-xdL7OYdCQq-FgARjYZYHGLaKJk1b9EpLu1fWH7XWLEqoUrX6TGbj0HvHWTtdtQageWl-BaYXaz540_B4G7q0UXPBAGx8q9o_J6BIQlomKNkpY4YTsuxltqqXEK715Cqmkkfifud-gZMPNXRQ726XggsJEBCsqucOFFL7c8IV87IcLygETNPx&__tn__=-R
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...