Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard.
Gjatë këtij takimi, Haradinaj bën të ditur se u diskutua për zhvillimet politike dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, shkruan Arbresh.info.
“Ministrin Hummelgaard e falënderova për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e vendit tonë në proceset euroatlantike dhe në proceset e tjera shtetndërtuese.”, ka shkruar Haradinaj.
Po ashtu, kreu opozitar nga ministri danez ka kërkuar që thellim i partneritetit mes të dyja vendeve.
“Gjithashtu, kërkova që partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, të thellohet e zgjerohet në çështjet e rëndësishme që kemi përpara.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër