Kryeministri Ramush Haradinaj në fjalimin e fundit në debatin për demarkacioni ka falënderuar deputetët për fjalimet e tyre.
Ai ka thënë se Kosovën e presin shumë punë e vështirë andaj duhet të punojnë së bashku.
Haradinaj ka thënë, raporti i Bulliqit nuk ka qëllimin e kontradiktave por për të dhënë mundësinë e korrigjimit “mos ta zbehim raportin e Komisionit Shtetëror”.
Tutje Haradinaj ka thënë se me anë të korrigjimit nuk do të dëmtohet askush. Ai ka thënë se askush të mos mendoj se s’mundet të kthehet kufiri në Çakorr e në Kullë.
Andaj, ai u ka kërkuar të gjithë deputetëve të VV votën për demarkacion sepse ka thënë se të gjeturat e Komisionit Shtetërorë janë materie që nuk janë në dëm të vendit, por shpresë për ndryshim.
“Ju lutem ndihmomëni, lëna mundësinë të kërkojmë korrigjim”, tha Haradinaj./Lajmi.net/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër