Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka dënuar rastin e djegies së shtëpisë së një serbi të Kosovës dhe ka dhënë se kjo vepër është e papranueshme.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka theksuar Kosova si një vend demokratik garanton të drejta themelore për një vend të sigurt.
“Kosova, si një vend demokratik dhe me aspirata euro-atlantike, i garanton të drejtat themelore për një jetë të sigurt dhe pronë të pacenueshme të gjithë qytetarëve të saj. Ne, me krenari duhet të jemi konform kushtetutës sonë, duke marrë obligim për të mbrojtur dhe respektuar të gjithë në mënyrë të barabartë, për të bërë të mundur që secili të ndihet si në shtëpinë e vet, duke përfshirë këtu të gjitha komunitetet”, ka shkruar Haradinaj.
“Djegia e një shtëpie e një qytetari serb, shtetas i Kosovës, është vepër e papranueshme si dhe kundër përkushtimit tonë për paqe dhe stabilitet”, shtoi ai.
Haradinaj i ka ftuar autoritetet që t’i nisin hetimet dhe të vendosin eventualisht drejtësi për këtë rast.
“Ftoj organet e rendit dhe të ligjit që sa më parë të sjellin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar!”, përfundon shkrimin Haradinaj./Arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...