Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se me AAK-në në pushtet, demarkacioni do të rrëzohet nga version aktual dhe i gabuar, shkruan arbresh.info.
“Rrëzohet ky version i gabuar dhe rikthehet version i drejtë, kalkulimet tona politike nuk bëhen të atilla vetëm sa për një palë zgjedhje”, tha Haradinaj.
Sipas tij, përfundimi i Qeverisë Mustafa është një lajm i mirë për Kosovën pasi siç tha, tani Kosova është me sovranin.
Haradinaj ka kërkuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtare për zgjedhje të demokratike e fer.
“Përfundimi i Qeverisë Mustafa është lajm i mirë për faktin se Kosova tani është me sovranin prapa dhe ky lajm i mirë nuk duhet të ndërhyjë në vullnetin e sovranit. Kërkojmë ndihmën e Amerikës dhe BE-së që të jenë pjesë me ne me instancat vendore që zgjedhjet të jenë të lira e fer dhe të mos ndërhyjë askushj në vullnetin e sovranit”, tha Haradinaj.
Ai tha se Aleanca ka vija të kuqe me partitë në pushtet për koalicion./Arbresh.info.
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...