Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se zgjedhjet e 19 Majit 2019, për pushtetin lokal në komunat veriore të Kosovës, pos si shprehje e vullnetit demokratik të qytetarëve përmes votës së lirë, konfirmojnë përpjekjet për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtëpinë tonë të përbashkët, Kosovën.
“Duke shprehur dëshirat më të mira që ky proces zgjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratik, uroj që zgjedhjet të shprehin vullnetin e qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike, fetare ose politike, duke i votuar kandidatët të cilëve u besojnë dhe që nuk i braktisin interesat e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...