Kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, Ramush Haradinaj, ka thënë se Deçanin do ta bëjnë adresë ballkanike të turizmit dimëror.
Në një postim në Facebook, ai ka shpërndarë fotografi nga tubimi i koalicionit në qytetin e Deçanit, shkruan Arbresh.info.
“Deçani, xhevahiri i turizmit malor, është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore. Do të investojmë dhe do ta shndërrojmë këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit”, ka shkruar Haradinaj.
“Turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të Komunës, e për realizimin e të cilave do ta ketë edhe dorën e Shtetit. Studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga Shteti për të fillur biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit”, ka thënë ai.
Ndër tjera, ai ka shtuar se do ta ulin çmimin e energjisë për 20 për qind./Arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...