Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalur në një konferencë për media, në ditën kur vendi po i nënshtrohet procesit zgjedhor për Kuvend të Republikës së Kosovës.
Përpara të pranishmëve, Haradinaj u shpreh se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë në të gjithë vendin.
“Dalja është e kënaqshme. Deri në orën 15:00 kemi rreth 570 mijë qytetarë që kanë votu. Kanë mbetur më pak se tri orë. Po ashtu, kam kënaqësinë t’iu ftoj të gjithëve ta shfrytëzoni të drejtën e votës, ju që s’keni votuar. Të gjithë qytetarët e vendit, vëllezër dhe motra që keni ardhë nga mërgimi, dhe juve votuese zonja, veçanërisht për votueset e kam një ftesë që të dalin me votu; ta përfaqësoni veten te kutia e votimit, e nesër edhe në institucione, që zëri juaj të dëgjohet.
Nuk kemi ndonjë parregullsi të lajmëruar ose ndonjë shqetësim. E dijmë që ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, gjë që na shqetëson, që ndërprerjet ndodhen tani kur errësohet. Shpresojmë, dhe i bëjmë thirrje KEDS-it dhe të gjitha institucioneve të bëjnë kujdes dhe të mos ndërprehet rryma” u shpreh Haradinaj.
Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor dhe i uroi Kosovës të ketë rezultate të mira./Arbresh.info
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...