Kryeministri Ramush Haradinaj ka siguruar pejanët që çështja e kufirit me Malin e Zi do të zgjidhet në mënyrën më të mirë.
Haradinaj gjatë tubimit në shënimin e themelimit të AAK-së në Pejë, ka thënë se kufiri në Çakorr e në Kullë do të jetë me marrëveshje me shtetin fqinj.
Kryu i ekzekutivit ka theksuar se “zot shtëpie në Kosovë është populli i Kosovës” pavarësisht se sic thotë ai i respektojnë dhe kujdesen për të gjithë popujt e tjerë.
“Çështja e kufirit me Malin e Zi është çështje në proces ne dëshirojmë sa më mirë me u marrë vesh me fqinj tonë. Dëshirojmë që kufiri në Çakorr dhe Kullë me kanë në respektim të ndërsjellët, se jemi dy fqinj dhe duhet me qenë kështu. Besoj që mënyrën më të mirë dhe miqësinë më të mirë kemi me zgjedh bashkë me fqinj tonë.
Ne kemi ende tema të hapura me Serbinë e kemi kojshi, ne nuk mërzitemi dhe nuk na vjen keq që na me u kujdes për të gjithë që jetojnë në Kosovë por zot shtëpie në Kosovë është populli i Kosovës, shtete tjera fqinj munden me bo marrëdhënie me neve por u kryer me u vendos se e kujt është Kosova , është e popullit të Kosovës, kjo është kryer në 99”, ka thënë Haradinaj.
Së bashku me Haradinajn në këtë tubim ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, zv/ministra e deputetë të AAK-së.
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...