Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e partisë bashkatdhetarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bruno Ceka, Abdyl Konjuhi dhe Nicky Haliti.
Me këtë rast, Haradinaj i ndau medaljen “Besim në Zot, Atdhe e Shtet” z. Bruno Ceka, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin e çështjes shqiptare.
“Bruno, Abdyli dhe Nicky janë pasqyra më e mirë e shqiptarëve në SHBA që nuk janë ndalur kurrë së punuari për kombin – nga lobimi në Washington, mbështetja për luftën çlirimtare, te ndihma për arsimin dhe sportin në mbarë trojet shqiptare”, u shpreh Haradinaj.
Ai theksoi rëndësinë e diasporës shqiptare në SHBA dhe rolin e pazëvendësueshëm të veprimtarëve si Bruno Ceka në kauzat kombëtare ndër vite./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?