Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë publik edhe një kandidat për deputet.
Haradinaj ka bërë të ditur se ndërmarrësi, Ismet Shamolli, do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet.
Ai tutje ka përshkruar më gjerësisht aktivitetin e tij jetësor dhe formimin profesional.
Njoftimi i plotë:
Ismet Shamolli, ndërmarrës, do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ismeti ka filluar studimet në Prishtinë dhe i ka përfunduar në Gjermani, në degën Elektronikë dhe Makineri. Pasi kthehet në Kosovë, aktiviteti i tij atdhetar, do të bie në sy të organeve serbe. Ai do të dënohet disa herë me burg, në vitin 1986 në Gjilan, 1989 në Ferizaj, ndërsa pasi i konfirmohet dënimi me pesëmbëdhjetë vite burg, ai ikën në vitin 1991 në Tiranë.
Ismet Shamolli njihet për vepra bamirësie. Në fund të viteve të ’80-ta, ai hapi “Mullirin Popullor” në Vërban të Vitisë, ku deri në 20% të prodhimit ipej për nevojtarët. Aktivitetet e bamirësisë i vazhdon edhe në Tiranë, në vlera shumë të mëdha, ku pozicionohet edhe në ndihmë për Luftën Çlirimtare.
Pas çlirimit, ai hapi shumë vende pune, në sektorin e ndërtimitarisë, biznes që e vazhdon me shumë sukses.
Rrugëtimi i tij jetësor patriotik, ia bëri më të lehtë vendimin për inkuadrim në Aleancë.
Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe, Ismet Shamolli!RH
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...