Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak me rastin e 25 vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Homazhe do të bëjnë edhe krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.
Homazhet do të fillojnë nga ora: 08:30 dhe mbahen në Kompleksin Memorial në Reçak, kurse ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut do të fillojë nga ora 09:30 dhe mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.
Ndryshe, më 15 janar të vitit 1999, në Reçak forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë./Arbresh.info/
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu