Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në pritjen e organizuar nga konsullata e Republikës së Kosovës, në Iowa. Në këtë pritje u theksua roli i rëndësishëm i shtetit të Iowa-s në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe mundësitë e avancimit të raporteve ndërmjet dy shteteve tona.
Para ta pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se qytetarët e Kosovës vlerësojnë lartë kontributin e SHBA-ve dhe në veçanti të shtetit të Iowa-s, për ndihmën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës.
I pranishëm në këtë pritje ishte edhe Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, që bashkë me përfaqësuesit e Gardës Kombëtare dhe akademike të Iowa-s, theksuan nevojën e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, me theks në fushën e arsimit.
Konsulli Xhavit Gashi prezantoi të arriturat e bashkëpunimit të deritanishëm, por edhe planet për të ardhmen.

Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...