Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një tubim me qytetarët në Rahovec.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se u ka premtuar qytetarëve atje zgjerimin e rrugës Rahovec-Malishevë dhe ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza dhe rregullimi i shtratit të Drinit të Bardhë, përcjell Arbresh.info.
Sipas tij, këto projekte do të realizohen në fillim të mandatit.
Postimi i plotë:
Bashkë me qytetarët e Rahovecit vendosëm për zhvillimin e hovshëm të vendit.
Zgjerimi i rrugës Rahovec-Malishevë, ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza dhe rregullimi i shtratit të Drinit të Bardhë janë disa nga projektet që do nisin në fillim të mandatit.
Me Ligjin e veçantë për bujqësi, Rahoveci shndërrohet në zonë strategjike.
Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Komasacion dhe ndërtimi i Liqenit Akumulues në Zhdrellë do të revolucionarizojnë bujqësinë.
Zgjerimi i sistemit të ujitjes nga Liqeni i Dukagjinit do t’i japë energji të re prodhimit vendor.
Kemi planifikuar trefishimin e subvencioneve për bujqësi.
Grante pa kthim për bizneset e reja të të rinjve.
Pagat mesatare do e kalojnë shumën prej 1000 euro e pensionet do të jenë 500 euro, përfshirë këtu edhe pensionet e Veteranëve.
Duke e rritur prodhimin vendor të energjisë, do të sigurojmë energji elektrike pa ndërprerje dhe me çmim 20% më të ulët.
Çdo punëkërkues do të ketë mbështetje financiare deri në punësim, e çdo student do të ketë bursë.
Me anëtarësimin direkt në NATO dhe aleancën e përhershme me Amerikën, Kosova hyn në një epokë të re të zhvillimit dhe prosperitetit./Arbresh.info
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1