Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sjelljet e Avni Deharit në Kuvendin e Kosovës janë të çuditshme dhe sipas Haradinajt atë po e kapë paniku nëse një deputetët po e thotë një fjalë më shumë dhe po ua ndal mikrofonat.
“Sjellja e Avni Deharit është e çuditshme. Panika e tij me ua ndalë fjalën e deputetëve është e papranueshme”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se edhe ftesa e sotme është tallje, megjithatë potencon se vjen për respekt të Kuvendit dhe jo për respekt të ftesës.
Derisa për Kurtin, të cilin e ka quajtur “mashtrues”, Haradinaj thotë se kreu i LVV-së e ka ndarë mendjen që ta bëjë Kosovën “keq e më keq”.
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...