Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se zgjidhja për të mbajtur situatën në kontroll është anëtarësimi i Kosovës në NATO.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka propozuar që KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
Sipas Haradinajt, të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli.
Tutje, Haradinaj potencon se nevojën për anëtarësimin e Kosovës në NATO e dëshmon lufta e Rusisë në Ukrainë.
“Ftesa për Kosovën në NATO, anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë është zgjidhja. KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in. Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi.Kosova në NATO, është zgjidhja tani! Agresioni rus ndaj Ukrainës e konfirmon këtë”, shkroi Hardinaj./Arbresh.info
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...