Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje nga takimi me Palmer.
Haradinaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se takimi i me Palmerin ishte organizuar në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-së në Kosovë.
Ai thotë se Palmer i ka shpreh qëndrimin se dialogu duhet të vazhdojë duke ia përmendur edhe se taksa mund të jetë një pengesë, përcjell Telegrafi.
Kryeministri në detyrë, thotë se gjithmonë është munduar t’i ruaj raportet me Amerikën duke u ruajtur nga pozicionet ekstreme.
“Amerika nuk ka problem me taksën por dëshiron vazhdimin e dialogut…Do të kemi takime edhe pa u larguar taksa. Aty sigurisht do të hapen të gjitha temat”.
Haradinaj thotë se qëllimi i tij, nëse merr besimin e qytetarëve, është që të sjellë një situatë që taksa të hiqet kur të kemi një kornizë për marrëveshjen finale.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se Serbia kërkon një lëshim për të njohur Kosovën e sipas tij, BE-ja mund t’i bëj ndonjë lehtësi Serbisë ndërsa Kosova mund t’ia jep tregun apo ta largojë taksën.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...