Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur sonte edhe për tentimin e ndikimit rus në Kosovë dhe në rajon.
Ai duke folur për partneritetin dhe miqësinë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, ka thënë se Amerika nuk ka ushtarë më të fortë në Kosovë kundër Rusisë sesa Ramush Haradinaj.
“Ne jemi dëshmitarë të tentimit të ndikimit rus në rajon dhe në Kosovë. E kemi rastin me trenin e ashtuquajtur rus që Serbia dëshironte ta fuste në Kosovë. I kemi kërcënimet me mjete të motorizuara afër kufirit tonë. Kemi edhe plot raste tjera, siç është rasti me aksionin e policisë tonë në veri. Dhe të gjitha këto kundër-reagime ne si Kosovë i kemi bërë me bashkërendim me partnerët tanë. Prandaj them se Amerika ushtarë më të fortë kundër Rusisë në Kosovë nuk ka sesa Ramush Haradinaj”, ka thënë Daut Haradinaj në televizionin publik.
Haradinaj ka folur edhe për taksen ndaj mallrave serbe.
“Ne nuk i kemi bllokuar produktet serbe në Kosovë, ne i kemi taksuar, është dallim shumë i madh. Qëllimi final është që të arrihet njohja e Kosovës shtet nga Serbia”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka theksuar se Kosova ka bashkëpunimin më të mirë me NATO në krahasim me shtetet e tjera të rajonit.
Sipas tij, Qeveria e kaluar ofroi rezultate të prekshme.
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...